Sport

Zidane e pranon se e ka vështirë ta motivojë skuadrën

Foto: Reuters

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka pranuar se e ka shumë të vështirë për të motivuar ekipin e tij.

Benzema me golin fantastik të shënuar në minutën e 89, i ka siguruar ekipit të Zidanet dy fitore nga dy ndeshje në drejtim të tij.

Megjithatë, Reali ishte larg nga loja e tij më e mirë, duke sfiduar një ekip në pjesën e poshtme të tabelës, e cila ka vetëm pesë fitore këtë sezon në ligë./KosovaPress