Sport

Kuqi tregon se si e kishte pritur Henry për t’ia dhënë fanellën

Ish-sulmuesi kosovar Shefki Kuqi në Sportin Total në KTV ka dhënë detaje interesante nga karriera e tij në futbollin anglez.

Ai ka treguar për KTV-në se si pas një ndeshje me Arsenalin ishte befasuar nga ylli francez Thierry Henry.

Kuqi tregon se për të luajtur për Kombëtaren Shqiptare iu kërkuan para

“Gjatë një ndeshje i thash Henrys a mundemi t’i ndërrojmë fanellat. Më tha se e ka porositur një bashkëlojtar i imi dhe se i kishte premtuar atij. Por më tha më pas se ‘shohim më vonë’. Pasi shkuam në zhveshtore thash se s’kemi çfarë të bëjmë dhe kur papritmas erdhi punëtori i shërbimit dhe më tha se dikush po të pret jashtë. Nuk e dija kush mund të ishte sepse të Arsenalit s’kisha asnjë të njohshëm. Kur dola e pashë Henryn me fanellë në duar. E falënderova shumë e më tha ‘shko merre fanellën tënde e ma sjell'”, ka shpjeguar Kuqi në Sportin Total.

Kuqi ka treguar se gjithmonë kishte pasur një simpati për Arsenalin dhe sidomos për ish-trajnerin Arsene Wenger. Për francezin tha se ai ka bërë revolucion në futbollin anglez me stilin e tij të lojës.