Sport

Klubet gjermane dhe tinejxherët anglezë: Efekti Jadon Sancho

Është e lehtë të gjendet pikënisja e lidhjes së dashurisë së Bundesligës me lojtarët e rinj anglezë. Skena hapëse e stories që ka shtyrë një numër të talenteve të mëdhenj të Anglisë të largohen nga akademitë e stërngarkuara të Premier Leagues për në elitën e futbollit të Gjermanisë, ndodhi në ditët e para të tetorit të vitit 2016 dhe në një vend specifik, në Pula të Kroacisë. 

Atë javë, përfaqësuesja U-17 e Anglisë mori pjesë ne Croatia Cup, një turne i të rinjve ku morën pjesë edhe Gjermania, Greqia dhe vendi nikoqir Kroacia. Anglia e fitoi turneun në mënyrë impresive, duke mbyllur garën me fitore të thellë 8:1 ndaj Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, edhe para asaj ndeshjeje, talenti i përfaqësueses së Anglisë kishte kthyer kokat. Disa vëzhgues të klubeve të Bundesligës ishin në tribuna në stadiumin “Aldo Drosina” në Pula për të parë ndeshjen e parë të cilën e fitoi Anglia me shifrat 5:0 ndaj Kroacisë. 

Ndonëse shumica e lojtarëve të Anglisë, të përfshirë në atë turne, fituan Botërorin U-17 një vit më vonë, një prej tyre, në veçanti u dallua. Një vëzhgues, në atë ditë e mban në mend se ishte befasuar nga apetiti i lojtarit. 

Ndonëse Anglia ishte duke kryesuar bindshëm, ai thotë se lojtari vazhdonte të vraponte dhe të tentonte të shënonte gola.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)