Sport

Gjilani zbeh shpresat e Feronikelit për titull

Descriptive Text

Feronikeli ka bërë një hap fals drejt titullit të Superligës së Kosovës, pasi humbi në udhëtim te Gjilani.

Gjilani e mposhti Feronikelin me golin e vetëm të shënuar nga Gëzim Rusi në minutën e 47, raporton Koha.net.

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri te përfundimi i sezonit Feronikeli ka 58 pikë, dhjetë më pak se lideri Trepça ’89, kurse Gjilani në vendin e gjashtë ka 38 pikë.