Sport

Rashica në super-formë, shënon golin e tetë në Bundesligë

Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, po dëshmohet çdo ditë e më shumë se është në nivelet më të larta të këtij sporti.

Rashica ka shënuar plot 8 herë për ekipin e tij, Werder Bremen këtë sezon.

Goli i tij i tetë arriti në ndeshjen e sotme kundër Mainzit, pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Kruse.

Bremeni po avancon nga minuta e tretë me golin e Rashicës.

Goli i Rashicës ishte rekord për Werderin në Bundesligë. Me golin në minutën e tretë Werderi arrin të shënojë në 28 ndeshje radhazi në Bundesligë.