Sport

Ngritja e Ramseyt, lojtarit të ndrojtur nga Uellsi

Me gjithë marrëveshjen për pagë rekorde te Juventusi dhe dhjetë vjetët e kaluar te Arsenali, Aaron Ramsey, mbetet një enigmë për shumicën.

Në një nga transferimet më befasuese të viteve të fundit, uellsiani vendosi të largohej nga Arsenali për t'iu bashkuar Juventusit.

Ajo fanellë legjendare bardhezi e pret Ramseyn stinorin e ardhshëm, ndërsa ka firmosur kontratë katërvjeçare me pagë 400 mijë funte (470 mijë euro) në javë.

Ai do të jetë në mesin e elitës së Evropës, duke shkelur në një fushë me bashkëlojtarë si Leonardo Bonucci, Paolo Dybala e Cristiano Ronaldo dhe duke lënë prapa bashkëlojtarët e tashëm si Shkodran Mustafi, Mohamed Elneny e Danny Welbeck, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Është një storie e jashtëzakonshme, një djalë nga Caerphilly, që tash është në kulm të karrierës si 28-vjeçar, kalon në Itali i përcjellë nga bashkëshortja dhe tre fëmijët.

Dhe është një që ka inspiruar gjeneratën e re të tinejxherëve uellsianë të ëndërrojnë të pamundurën, siç kishte inspiruar Gareth Bale kur iu bashkua Real Madridit.

Por, me gjithë famën dhe suksesin në lojë deri më tash, Ramsey mbetet një mister. Ai shmang kamerat dhe qendrën e vëmendjes, njëjtë siç shmang mesfushorët kundërshtarë.

Pra, cili është në fakt Aaron Ramsey? Dhe si është bërë ai lojtari më i paguar britanik në histori?

I vlerësuar si një supertalent në rini, Ramsey kishte qëndruar në korsi të shpejtë si në klub ashtu edhe në përfaqësuesen e shtetit të tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)