Sport

Muriq bën shqiponjën në fotot e stërvitjeve te City

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka vendosur të kthehet me simbolin e shqiponjës te skuadra e tij Manchester City, pas dy paraqitjeve që pati me “Dardanët”.

Muriq ishte 45 minuta në barazimin e Kosovës në miqësoren me Danimarkën dhe i plotë në barazimin me Bullgarinë në ndeshjen e parë eliminatore për Euro 2020.

Tani në stërvitjen e ekipit pas kthimit të lojtarëve nga ndeshjet ndërkombëtare, Muriq është fotografuar teksa ka bërë shqiponjën me duar.