Sport

Herrera te Atletico

 

Hector Herrera ka arritur marrëveshje për t'iu bashkuar Atletico Madridit dhe pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll, njofton gazeta "Marca" të mërkurën.

Muajin e kaluar, në mediumet portugeze është raportuar se Herrera është bindur nga vizioni i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone dhe është i gatshëm t'i bashkohet skuadrës madrilene, transmeton koha.net.