Partey thërret ekipet angleze

Partey thërret ekipet angleze

26 March 2019 19:00

Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Mediumet spanjolle të martën kanë bërë të ditur se 25-vjeçari, tashmë i ka kërkuar Atleticos që të nis negociatat me Manchester Cityn, ekip që ka shprehur interesim për shërbimet e tij, transmeton Koha Ditore.

Partey ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, të cilën te City janë të gatshëm ta paguajnë. Ai pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që e sheh si zëvendësim për brazilianin Fernandinho.

Partey këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 34 paraqitje për Atleticon. Ganezi është pjesë e ekipit të parë të Atleticos prej vitit 2015 kurse ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai ka edhe 18 ndeshje e gjashtë gola për Përfaqësuesen e Ganës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme