Peshëngritësi Erkand Qerimaj merr zyrtarisht medaljen e bronztë të Botërorit

Peshëngritësi Erkand Qerimaj merr zyrtarisht medaljen e bronztë të Botërorit

26 March 2019 15:42

Përpara pak javësh, Erkand Qerimaj u konfirmua si fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Peshëngritjes së zhvilluar në Anaheim në SHBA, rreth 2 vite më parë.

Në atë kampionat, sportisti shkodran u rendit i katërti pas rumunit Dumitru, por ky i fundit rezultoi pozitiv në testet antidoping, duke u detyruar t’ia dorëzojë medaljen Qerimajt, i cili e mori atë në një ceremoni pasditen e së hënës.

Për Qerimajn, kjo medalje erdhi në kohën e duhur, pasi peshëngritja po vërteton se është i vetmi sport në Shqipëri që ka këto suksese.

Ndërsa për Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, kjo medalje e Qerimajt duket si një rinisje e këtij sporti.

Javën e ardhshme në Gjeorgji do të zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes dhe sportistët shqiptarë tashmë kanë filluar përgatitjet e tyre për këtë eveniment nga i cili shpresohet që të dalin me medalje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme