Sport

Zbehet vlera e meçit të Isufit për titull të botës

Shefat Isufi ishte paraparë të ndeshej me yllin britanik Billy Joe Saunders, më 13 prill në “Wembley” për titull të botës në versionin WBO në peshën super të mesme.

Mirëpo, ndonëse ka mbetur kundërshtari i njëjtë, data dhe titulli kanë ndryshuar. Isufi do të ndeshet me Saundersin tash më 18 maj për titullin e përkohshëm në versionin WBO dhe meçi do të zhvillohet në stadiumin "Lamex" në Stevenage, stadium i skuadrës së Kategorisë së Katërt të Anglisë, Stevenaget.

Ndryshimet kanë ardhur pasi kampioni i botës në WBO, meksikani Gilberto Ramirez, ndonëse është ngjitur në kategorinë gjysmë të rëndë për të zhvilluar një meç në prill, ka vendosur të mbajë titullin.

Kjo ka shkaktuar huti edhe brenda vetë federatës botërore WBO që kishte menduar se Ramirez ka lëshuar titullin.

Tash meçi mes Isufit dhe Saundersit do të jetë për titull "WBO Interim". Fituesi i duelit do të ketë të drejtën të jetë sfidues i menjëhershëm i Ramirezit për titull bote apo në rast se Ramirez heq dorë nga titulli, fituesi i duelit do të shpallet me automatizëm kampion në këtë version... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)