Paçarada: S’e kemi nisur ndeshjen siç kemi dashur e pritur

Paçarada: S’e kemi nisur ndeshjen siç kemi dashur e pritur

25 March 2019 23:41

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paçarada, ka thënë se kanë pritur më shumë nga vetja nga ndeshja e sotme ndaj Bullgarisë.

“Kemi pritur më shumë, por nuk e kemi nisur ndeshjen qysh kemi pritur dhe qysh e kemi pas në mendje”, ka thënë Paçarada.

“Publiku të bënë me shku edhe ma lart, me dhanë maksimumin”, ka thënë ai.

Paçarada thotë se ka pritur që të luajë në ndeshje që nga fillimi, por ka thënë se nuk është i dëshpëruar nga vendimi i trajnerit Challandes. Zvicerani vendosi që ta kthejë në formacionin bazë Benjamin Kolollin, që në ndeshjen ndaj Danimarkës nuk luajti për shkak të lëndimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme