Sport

Rashica: Është dashur të shënoj në ndonjërën prej goditjeve

Sulmuesi Milot Rashica thotë se është dashur të shënonte në njërën prej goditjeve që pati në ndeshjen e sotme nda Bullgarisë.

“Nuk e deshi. E di që është dashur ndonjërën ta shënoj, por kështu e ka futbolli”, ka thënë Rashica.

Rashica ka thënë se para ndeshjes e kanë ditur që kjo ndeshje nuk do të jetë e lehtë për ta.

“Por e pamë që deri në momentin e golit nuk patën asnjë goditje në gol.

Kemi pasur raste sidomos me mu, por nuk e deshi fati”, ka thënë Rashica, në një paraqitje për televizionin publik.

“Në pjesën e dytë jemi futur me motiv shumë më të madh, jemi kthyer për të kthyer rezultatin. Kemi pasur shumë raste, por fati nuk e deshi, por besoj se në ndeshjet tjera të mos humbin këto raste që i kemi”, ka thënë Rashica.

Ai tha se Bullgaria u pa që ka shumë lojtarë me eksperiencë që luajnë gjatë bashkë.