Halimi: Bullgarët ishin shumë të organizuar në defensivë, por ne nuk i shfrytëzuam rastet Foto: Reuters

Halimi: Bullgarët ishin shumë të organizuar në defensivë, por ne nuk i shfrytëzuam rastet

25 March 2019 22:49

Futbollisti i Kosovës, Besar Halimi, ka shprehur bindjen se Kosova ka qenë më e mirë se Bullgaria në ndeshjen e sotme, por nuk u shfrytëzuan rastet e krijuara.

“Kemi pas raste shumë më të mira se ata, por kështu është futbolli, kur nuk shënon ato raste atëherë nuk vlen”, ka thënë Halimi.

“Referi ndoshta s’ka qenë më i miri sot, por ne duhet ta shohim gabimin te vetja. Duhet të kthehemi dhe të shikojmë përpara. Ndeshja ndaj Danimarkës ka qenë më e mirë se kjo”, ka thënë ai.

“Bullgarët kanë qenë shumë defansivë, shumë të organizuar, megjithatë ne i kemi pasur rastet tona”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme