Kosova nis me barazim në shtëpi kualifikimet për Euro 2020 Foto: Reuters

Kosova nis me barazim në shtëpi kualifikimet për Euro 2020

25 March 2019 19:17

Kosova ka nisur kualifikimet për Euro 2020 me një barazim 1 me 1 në shtëpi me Bullgarinë.

“Dardanët” dominuan plotësisht në ndeshje, por në fund bullgarët arritën të dalin me një pikë nga “Fadil Vokrri”.

Bozhikov realizoi golin për bullgarët në minutën e 39-të, derisa Arbër Zeneli barazoi gjithçka në minutën e 62-të.

Tabela e Grupit A pas dy xhirove:

Image

’90 – Tre minuta lojë shtesë. Rashica lëshon një tjetër rast të mirë për Kosovën. Gjuajtja e tij u prit sërish nga portieri.

’87 – Zeneli gjuan nga gjuajtja e lirë, por topi përfundon fare pranë shtyllës së bullgarëve.

’80 – Antov zëvendëson Kostadinovin.

’78 – Leart Paqarada zëvendëson Benjamin Kolollin.

’76 – Minchev hyn në lojë te bullgarët. Zëvendëson Malinovin.

’71 – Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

’68 – Zanev zëvendëson Delevin te Bullgaria.

’62 – GOL. Arbër Zeneli barazon gjithçka me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

’59 – Herolind Shala zëvendësohet nga Edon Zhegrova.

’58 – Bersant Celina lëshon vendin për Besar Halimin.

’55 – Vedat Muriqi qëllon shtyllën. Topi i kthyer nuk shfrytëzohet nga Vojvoda.

'52 – Popov ndëshkohet me të verdhë. Lojtari i katërt bullgar që ndëshkohet. Ai ndali një kundërsulm të nisur nga Arbër Zeneli.

’50 – Kosova merr iniciativën në fushë. “Dardanët” nuk arritën t’i konkretizojnë dy raste nga rivëniet këndore.

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes. Asnjëri ekip s’ka bërë ndryshime në formacion.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Bullgari, me epërsi minimale për mysafirët, 0 me 1.

Kosova pati më shumë raste, duke rrezikuar dy herë me Rashicën, e me Celinën, por një rast i mirë nga bullgarët ndëshkoi “Dardanët”. Bozhikov në minutën e 39-të realizoi golin e vetëm deri tash.

’45 – Vojvoda humb një rast të mirë për Kosovën. Mbrojtësi nuk ishte i saktë nga afërsia me gjuajtjen me kokë.

’44 – Tjetër rast ideal për Rashicën. Sërish gjuajtja e tij pritet nga portieri bullgar.

’39 – Bullgaria në epërsi. Bozhikov shënon me kokë pas një rivënie këndore.

’35 – Kosova rrezikon sërish. Gjuajtja e Bersant Celinës pritet nga afërsia u prit nga Mihaylov.

’30 – Kosova po dominon në ndeshje me posedim të topit.

18’ – Përplasje mes futbollistëve. Mërgim Vojvoda dhe Nedyalkov ndëshkohen me të verdhë.

’15 – 15 minuta lojë, rasti i Rashicës mbetet më i miri deri tash.

‘9 – Milot Rashica humb rastin më të mirë deri tash. Kaloi portierin mysafir, por topi u ndal nga një mbrojtës bullgar në vijën e golit.

‘5 – Ndeshje e barabartë në “Fadil Vokrri”. Asnjë përpjekje serioze deri tash nga asnjëra kombëtare.

20:45 - Ka nisur në “Fadil Vokrri” ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2020 për Kosovën.

“Dardanët” po përballen me Bullgarinë në ndeshjen e parë të Grupit A kualifikues.


“Duam fitore”, brohoritja unike në “Fadil Vokrri”

Image

20:13 - Tifozët e shumtë të mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë nisur të brohorasin duke kërkuar fitore nga futbollistët e Kosovës në përballjen me Bullgarinë në Grupin A kualifikues për Euro 2020.

Ndeshja nis në orën 20:45.


Formacionet zyrtare, Kosovë – Bullgari

19:31 - Pak minuta pasi u mësua formacioni i Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë, UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të të dy kombëtareve.

Ndeshja nis në orën 20:45 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image

Ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë

KTV-ja ka kuptuar formacionin e Kosovës që do të nisë ndeshjen me Bullgarinë në kuadër të Grupit A kualifikues për Euro 2020.

Për Kosovën do të rikthehen Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu që munguan në miqësoren me Danimarkën për shkak të lëndimeve.

Takimi nis në orën 20:45 me këtë formacion të Kosovës:

Arijanet Muriq, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi.

Po ashtu mësohet se kapiten i Kosovës për këtë ndeshje do të jetë mesfushori Hekuran Kryeziu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme