Sport

FFK paralajmëron ndëshkime për tifozët që kalojnë rrethojat në fushë

Foto: Koha

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi në uebfaqen zyrtare fton të gjithë shikuesit në stadium që gjatë ndeshjes së sotme ta përkrahin Kombëtaren e Kosovës fuqishëm dhe me dinjitet, por në asnjë rrethanë të mos bëjnë veprime që janë të kundërligjshme, siç ishte rasti në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, kur dy shikues i kaluan rrethojat dhe u futën në fushën e gjelbër, transmeton Koha.net.

“FFK u bën me dije shikuesve se çdo kalim i rrethojave dhe hyrje në fushë konsiderohet vepër penale dhe do të jetë i ndëshkueshëm në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe Ligjit kundër huliganizmit dhe dukurive tjera negative në sport”, thuhet një njoftimin e FFK-së.

Gjithashtu, FFK-ja thotë se beson fuqishëm se të gjithë shikuesit do të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që bartin veprimet e tilla dhe se nuk do të lejojnë që persona të pandërgjegjshëm të prishin imazhin e mirë që ka krijuar federata dhe vetë tifozeria jonë “Dardanët” në ndeshjet e këtilla.