Sport

Zidane bind Asension të qëndrojë në Madrid

Zinedine Zidane ka hedhur poshtë mundësin që Marco Asensio të largohet nga Real Madridi.

Sulmuesi spanjoll ka qenë i lidhur me një largim nga madrilenët në fund të këtij sezoni.

“Kam folur me Asension dhe i kam treguar se është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Natyrisht se i kam bërë me dije se dëshiroj që ai të jetë këtu me ne”, deklaroi Zidane, transmeton KTV.

Sulmuesi spanjoll këtë sezon me Real Madridin, në 36 ndeshje ka gjashtë gola dhe pesë asistime.