Kololli stërvitet me ekipin, s’dihet nëse luan

Kololli stërvitet me ekipin, s’dihet nëse luan

24 March 2019 18:25

Benjamin Kololli, ylli i kombëtares së Kosovës, ka stërvitur sot me pjesën tjetër të ekipit, një ditë para ndeshjes me Bullgarinë në kualifikimet për Euro 2020.

Kololli mungoi në përballjen miqësore me Danimarkën të enjten për shkak të lëndimit, ndërsa ende s’dihet a do të mund të paraqitet të hënën.

Në konferencën për media, përzgjedhësi Bernard Challandes ka deklaruar se sonte Kololli do të testohet për të parë a mund të luajë apo jo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme