FFK-ja fton qytetarët që të largojnë veturat e parkuara përreth stadiumit “Fadil Vokrri” Foto: Koha

FFK-ja fton qytetarët që të largojnë veturat e parkuara përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

24 March 2019 11:29

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:45, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato më së largu deri të hënën në mëngjes në orën 07:00, transmeton Koha.net.

Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave, thuhet në njoftim.

FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë, pasi e gjithë kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe sigurisë në stadium.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme