Marti, e gjetur si foshnjë që po vdiste, tash është skitare ndërkombëtare

Marti, e gjetur si foshnjë që po vdiste, tash është skitare ndërkombëtare

24 March 2019 12:43

Me zemër duke i rrahur shpejt dhe duke pasur edhe dridhje në bark, Celine Marti gjendet në portën e startit dhe mundohet të kontrollojë frymëmarrjen.

Pak sekonda para fillimit, ajo shikon shpatin para saj dhe mendon për vajzën e saj, prindërit dhe po ashtu për banorët e Haitit që po i përfaqësonte. Përkundër të gjitha sfidave, ajo ia ka dalë.

Kur kronometri bën “bip” për fillimin e garës, ajo del nga porta dhe lëshohet poshtë malit. Ndihet e lehtësuar.

Derisa 39-vjeçarja kalon vijën e finishit, ajo ngre duart lart dhe bën tifozëri për vete me buzëqeshjen e saj “infektuese”, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Ishte një shpërthim i ndjenjave, rrëfen ajo.

Marti përfundoi garën e 52-ta, në disiplinën e sllallomit në Kampionatin Botëror të skijimit alpin që u mbajt muajin e kaluar. Ishte mbi një minutë prapa kampiones Mikaela Shiffrin. Dy ditë më herët ajo kishte përfunduar e 82-ta në disipliniën e sllallomit të madh. Mirëpo, pjesëmarrja e saj në Are të Suedisë kurrë nuk kishte qëllim fitoren. Ajo nuk skijon për të fituar. Ka të bëjë me dashurinë, vendosmërinë dhe tejkalimin e vështirësive të mëdha që ka pasur në jetë.

“Unë kam një thënie: Nëse ke ëndërr, atëherë ec dhe shko drejt saj. Fillimi i garës është moment i vështirë, por kur arrin në finish është shumë emocionuese. Më pëlqejnë gjërat e vështira. Ky është shpirti im”, thotë skitarja nga Haiti.

Si bebe, Marti që do të mbushë 40 vjet në prill, u gjet në rrugët e Haitit nga punëtorët misionarë. Ajo u adoptua nga një çift zviceran nga Gjeneva, që injoruan paralajmërimet se Marti nëntëmuajshe atëkohë nuk do të jetojë edhe shumë gjatë.

“Është e vështirë të di saktësisht se çfarë kisha, por nuk isha mirë me shëndet”, rikujton Marti, që tash ka një fëmijë të adoptuar vetë dhe punon si police në Aeroportin e Gjenevës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme