Sport

Mesfushori i Gjilanit trofe kryesor ka karrierën në dhjetë shtete

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në pjesën pranverore të këtij edicioni, skuadra e Gjilanit ka marrë vetëm pesë pikë.

Ka një fitore, kundër ekipit më të dobët të Superligës, KEK-ut, dy barazime dhe tri humbje. Me këtë bilanc nuk është i kënaqur askush në klub, sidomos jo mesfushori Semir Haxhibulliq, që ka karrierë të madhe e të gjatë, shkruan sot “Koha Ditore”.

32-vjeçari te Gjilani u transferua në janar të këtij viti si përforcim i madh. Ai deri më tani nuk ka mundur të japë kontributin e tij ashtu qysh ka dashur, për shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë fazës përgatitore.

Deri më tash Haxhibulliq ka vetëm katër paraqitje te Gjilani, por është plotësisht i gatshëm për ndeshjet e tjera, ku pret ta ndihmojë ekipin në arritjen e synimeve që ka për këtë edicion. Aktualisht Gjilani renditet i pesti në tabelë me 32 pikë pas 23 xhirove në Ipko Superligën e Kosovës.

“Është normale që nuk jemi të kënaqur me pikët në pjesën pranverore, por në këtë ka ndikuar fakti që Gjilani ka një përbërje tërësisht të re, kanë ardhur shumë lojtarë, janë bërë ndryshime të trajnerëve. Besoj se me kalimin e Kosovës do të jemi shumë më kompakt dhe një ekip të cilin e meritojnë tifozët tanë fantastikë”, është shprehur Haxhibulliq.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)