Ende nuk është e sigurt mungesa e Kolollit ndaj Bullgarisë

Ende nuk është e sigurt mungesa e Kolollit ndaj Bullgarisë

24 March 2019 09:58

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë se nuk është ende e sigurt nëse Benjamin Kololli do të mungojë kundër Bullgarisë.

“Ende nuk është e sigurt mungesa e tij”, ka thënë Shala për “Sportin në KTV”.

Kololli nuk ka stërvitur të shtunën dhe nuk është paraqitur në miqësoren kundër Danimarkës, ndeshje që përfundoi baras, 2:2.

Kosova ndeshjen e parë të ciklit kualifikues “Euro 2020”, do ta luajë të hënën mbrëma kundër Bullgarisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme