Favoritët kryejnë detyrën në kualifikuese për Euro 2020 Foto: Reuters

Favoritët kryejnë detyrën në kualifikuese për Euro 2020

23 March 2019 23:04

Kanë përfunduar katër ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Në ndeshjet e zhvilluara sonte, fitore kanë shënuar Spanja, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia.

Është interesante, se në të gjitha ndeshjet, fituesit kanë shënuar nga dy gola, transmeton kp.

Në Grupin F, Spanja e ka mposhtur Norvegjinë, me rezultat 2-1. Kurse në Grupin J, Bosnja e Hercegovina ka fituar ndaj Armenisë me rezultat po ashtu 2-1.

Italia e ka mposhtur Finlandën me rezultat 2-0. E vetmja ndeshje që mysafirët kanë fituar, është ajo mes Lihtenshtajnit dhe Greqisë, ku Greqia ka fituar me rezultat 0-2.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme