Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet në Antalya

Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet në Antalya

23 March 2019 14:47

Kombëtarja U21 ka zhvilluar sot seancën e radhës në Antalya në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret që do t’i zhvillojë kundër Turkmenistanit dhe Maltës.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica edhe në këtë stërvitje kanë dhënë udhëzimet e tyre për lojtarët, në mënyrë që ekipi të jetë sa më kompakt dhe t’i përgatisin këto dy ndeshje sa më mirë, njofton FFK, përcjellë KosovaPress.

Ndonëse kemi ndërrim të gjeneratës në Kombëtaren U21, atmosfera është shumë e mirë, derisa forma e lojtarëve duket të jetë në nivel të lartë, gjë të cilën pritet ta dëshmojnë edhe në fushën e lojës.Kushtet për punë dhe ato në hotel janë jashtëzakonisht të mira dhe deri tash gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme