Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Marokut Foto: Sky Sports

Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Marokut

23 March 2019 13:00

Lionel Messi braktisi dje Argjentinën dhe tashmë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Scaloni.

Ylli i Barcelonës ka ndjerë dhimbje në kockat pubike të legenit, për këtë arsye ka humbur shansin për të luajtur kundër Marokut e cila do të zhvillohet në datën 26 mars.

Ende nuk dihet se sa do ti duhet të riaftësohet në kohë por mediat aludojnë se ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e 10 prillit kundër Manchester United në Ligën e Kampioneve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme