Bullgaria barazon me Malin e Zi falë “dhuratës” nga referi

Bullgaria barazon me Malin e Zi falë “dhuratës” nga referi

23 March 2019 10:50

Kundërshtarja e parë e Kosovës në kualifikime për “Euro 2020”, Bullgaria, ka nisur me barazim këtë cikël eliminator. Bullgaria të premten mbrëma në “Vasil Levski” të Sofjes luajti 1:1 ndaj Malit të Zi, por pikën e ka fituar falë një “dhurate” që i bëri arbitri francez, Ruddy Buquet.

Në fazën përfundimtare të ndeshjes, Buquet i dha penallti bullgarëve, por një penallti që nuk ka ekzistuar. Ishte minuta e 81-të kur Vladimir Jovoviq ndërhyri ndaj Stanislav Kostovit dhe arbitri tregoi në pikën e bardhë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por kontakti mes lojtarëve u bë rreth gjysmë metre larg vijës anësore të zonës.

Nga pika e bardhë topin në portë e dërgoi Todor Nedelev. Me golin e tij të shënuar në minutën e 82-të, rezultati u barazua në 1:1 dhe shifrat më nuk ndryshuan.

Mali i Zi kaloi në epërsi në minutën e 50-të nëpërmjet Stefan Mugoshas. Ai shënoi gol të bukur me goditje të saktë nga rreth 16 metra largësi, pasi më parë u lirua mjeshtërisht nga dy mbrojtës bullgarë. Ndeshja ishte e barabartë me shumë raste shënimi. Në pjesën e parë dominuan vendasit, ndërsa në të dytën të dy skuadrat krijuan raste.

Bullgaria luan ndaj Kosovës menjëherë të hënën në Prishtinë (20:45), ndërsa të njëjtën ditë Mali i Zi e pret Anglinë. Më 7 qershor është ndeshja Mali i Zi - Kosova.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme