Shqipëria nis keq kualifikueset për Evropian Foto: Reuters

Shqipëria nis keq kualifikueset për Evropian

22 March 2019 22:43

Shqipëria e ka nisur me humbje fazën e kualifikimeve për Evropian.

Në ndeshjen e parë kombëtarja shqiptare pësoi në shtëpi ndaj Turqisë me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Mysafirët ishin më efikas në këtë përballje duke shënuar dy herë në “Loro Boriçi”.

Yilmaz e Calhanoglu ishin ata që shënuan golat e fitores për Turqinë.

Në Grupin H në ndeshjet e para fitore kanë shënuar Franca, Turqia e Islanda, derisa pa pikë janë Shqipëria, Andora e Moldavia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme