Sport

Anglia e frikshme, “shkatërron” Çekinë

Foto: Reuters

Anglia e ka nisur fuqishëm aventurën në kualifikimet për Evropian duke shënuar fitore të thellë sonte ndaj Çekisë, me rezultat prej 5-0.

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar “hat-trick”, transmeton Koha.net.

Derisa një gol e shënoi Harry Kane nga penaltia. E në minutën e 84 autogol shënoi Kalas.

Anglia tani kryeson Grupin A, aty ku gjendet edhe Kosova e cila të hënën luan ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”. Derisa Bullgaria e Mali i Zi morën sot nga një pikë duke barazuar me rezultat prej 1 me 1.