Përfundon pjesa e parë e rivalëve të Kosovës Foto: Reuters

Kosova i “gëzohet” rezultatit të ndeshjes Bullgari - Mali i Zi

22 March 2019 18:53
19:57

Rivalët e Kosovës për kualifikim në Evropian, Bullgaria e Mali i Zi sot kanë ndarë pikët.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bullgari rezultati final i takimit ishte 1 me 1, transmeton Koha.net.

Mugosa shënoi për malazezët, derisa Nedelev i siguroi një pikë Bullgarisë, që të hënën udhëton për në Prishtinë ku e pret Kosova në “Fadil Vokrri”.

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë në kualifikimet në Euro 2020.

18:53

Përfundon pjesa e parë e rivalëve të Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Bullgarisë dhe Malit të Zi, e vlefshme për kualifikime Euro 2020.

Anjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke lejuar që pjesa e parë të kryhet me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Të dyja janë rivale të Kosovës në Grupin A, me Bullgarinë që udhëton të hënën në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme