Sport

Varane refuzon të flasë rreth të ardhmes së tij

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka refuzuar të flasë rreth të ardhmes së tij pas spekulimeve të fundit se mund të largohet nga “madrilenët”.

Francezi ka bërë të ditur se është i lumtur me rikthimin e Zinedine Zidane, te “Mbretërit”, por ka refuzuar të flas rreth të ardhmes së tij, transmeton KTV.

“Nuk dua të flas rreth të ardhmes sime”, deklaroi shkurtimisht Varane.

26-vjeçari ka kontratë me Real Madridin, deri në vitin 2022.