Sport

Atalanta ndal Juventusin

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një pikë të arkëtojë në udhëtim tek Atalanta.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Contit, i cili shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, transmeton Koha.net.

Juve barazoi shifrat në pjesën e dytë kur Sinazzola shënoi autogol në minutën e 50.

Mbrojtësi braizilian Alves arriti të kalojë Juventusin në epërsi kur po zhvillohej minutën e 83, pas një asistimi nga Pjaniq.

Por, fitoren “Zonjës së Vjetër” ia mohoi Freuler duke shënuar në minutën e 89, për t’i siguruar një pikë ekipit të tij.

Juve tani ka 84 pikë në krye të tabelës, kurse Atalanta në vendin e petë ka 64 pikë.