Reali nis kontaktet për Pogban Foto: Reuters

Reali nis kontaktet për Pogban

22 March 2019 13:13

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka nisur kontaktet me agjentin e Paul Pogbas, Mino Raiolan ka njoftuar gazeta spanjolle “Marca”.

Mësohet se Perez dëshiron me çdo kusht ta transferoj Pogban në “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”. Ai është i gatshme në këtë marrëveshje ta përfshijë edhe uellsianin Gareth Bale, i cili pëlqehet nga Manchester Unitedi.

Pogba 26-vjeçar, ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021. Ai këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 11 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat për ekipin anglez.

Pogba është rikthyer te Manchesteri në vitin 2016 pas katër edicioneve te skuadra e Juventusit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme