Reali interesohet për Andersonin Foto: Reuters

Reali interesohet për Andersonin

22 March 2019 12:10

Drejtuesit e Real Madridit kanë kthyer sytë nga mesfushori i West Ham Unitedit, braziliani Felipe Anderson.

“Marca” ka shkruar të enjten se Anderson po shihet si zëvendësim për Eden Hazardin, i cili mund të mos i bashkohet Realit në fund të këtij edicioni, transmeton KTV. Për kartonin e Andersonit, ekipi spanjoll është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro dëmshpërblim.

Anderson para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit anglez nga Lazio për 38 milionë euro dhe është njëri prej lojtarëve kryesor te West Hami.

25-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2022. Këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 35 paraqitje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme