Sport

Interi vihet pas Gomesit

Skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit portugez Andre Gomes, raportoi të enjten “Calciomercato.com”.

Bëhet e ditur se Interi tashmë ka kontaktuar Barcelonën, pasi Gomez është në pronësi të ekipit spanjoll, por që këtë edicion është huazuar te Evertoni, transmeton KTV. Për transferimin e tij në verë, Interi është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro.

Gomes këtë edicion ka një gol e dy asistime në 25 paraqitje për Evertonin, ekip që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 25 milionë euro në fund të edicionit.

Mesfushori 25-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, kurse karrierë ka bërë edhe te Valencia e Benfica. Gomes ka 29 paraqitje me Përfaqësuesen e Portugalisë.