Kosova sot e sheh forcën e rivalëve

Kosova sot e sheh forcën e rivalëve

22 March 2019 09:04

Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj pritet të jetë kapiten i Malit të Zi në ndeshjen ndaj Bullgarisë, që zhvillohet të premten (sot, 18:00) në Sofje. Beqiraj, që në rrethana të tjera do të mundë të ishte pjesë e Kosovës, nuk paraqet interesimin e vetëm të opinionit kosovar për takimin që luhet në stadiumin “Vasil Levski” në kryeqendrën bullgare.

Në këtë ndeshje do të dihet goxha shumë për forcën e dy rivalëve të parë të Kosovës në eliminatoret e para të saj për kampionatin evropian në futboll. Bullgaria e Mali i Zi, së bashku me Çekinë, shpresohet të jenë rivalët e Kosovës për pozitën e dytë në Grupin A të eliminatoreve për “Euro 2020”, pozitë që dërgon në Evropianin e vitit tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për vendin e parë vlerësohet se do t'i takojë Anglisë, ndërsa katër përfaqësueset e tjera parashikohet se do të garojnë për pozitën e dytë. Kosovës i jepen më së paku gjasa në këtë rreth për shkak të paraqitjes së parë në eliminatore për evropian dhe për shkak të fushatës plot disfata në eliminatoret për botërorin e vitit 2018.

Kosova është në grup me pesë përfaqësuese dhe për këtë pushon të premten (sot). Pos ndeshjes Bullgaria - Mali i Zi, të premten në kuadër të grupit A luhet edhe takimi Anglia - Çekia. Kosova nis eliminatoret të hënën në “Fadil Vokrri” me ndeshjen ndaj Bullgarisë. Më 7 qershor luan në Podgoricë ndaj Malit të Zi.

Gjeografikisht Mali i Zi e Bullgaria janë rivalët më të afërt të Kosovës, por njëjtë mendohet të jetë edhe për nga cilësia.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme