Belgjika dhe Kroacia nisin me fitore eliminatoret për Euro

Belgjika dhe Kroacia nisin me fitore eliminatoret për Euro

21 March 2019 22:45

Belgjika ka nisur me fitore 3 me 1 ndaj Rusisë eliminatoret për Euro 2020.

Eden Hazard realizoi dy gola teksa një tjetër e shtoi Tielemans. Cheryshev shënoi golin e vetëm për rusët në ndeshjen e parë të grupit I kualifikues.

Në këtë grup fitore shënuan edhe Qipro e Kazakistani që mposhtën San Marinon dhe Skocinë.

Në Grupin E fitore ka shënuar edhe Kroacia. Ajo mposhti Azerbajxhanin 2 me 1. Me golat e Barisiqit dhe Kramariqit.

Në Grupin C, Holanda ka mposhtur 4 me 0 Bjellorusinë, teksa Maqedonia mposhti Letoninë 3 me 1 në Grupin G.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme