Ujkani: Barazimi me Danimarkën i jep më shumë forcë Kosovës

Ujkani: Deklaratat e trajnerit danez na motivuan

21 March 2019 21:19
21:54

Deklaratat e trajnerit danez se Danimarka ka ardhur në Kosovë për “ndeshje stërvitore” kanë motivuar lojtarët e Kosovës, ka thënë kapiteni i “Dardanëve” Samir Ujkani.

Pas miqësores që u mbyll 2 me 2, Ujkani ka thënë se janë motivuar nga ato deklarata, por ka shtuar se nuk kanë qenë në aspektin negativ ndaj Kosovës.

“Na ka motivuar”, ka thënë ai duke qeshur pas takimit. “Por ato deklarata s’ishin në atë aspekt. Para ndeshjes fola me kapitenin e tyre dhe më tha se e dimë çfarë talenti keni, për të dy ekipet ishte test dhe nuk besoj se trajneri i tyre pati diçka negative kundër nesh”.

21:19

Ujkani: Barazimi me Danimarkën i jep më shumë forcë Kosovës

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, ka thënë se barazimi me Danimarkën, 2 me 2, në miqësoren e sotme i jep Kosovës më shumë forcë për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 ndaj Bullgarisë.

Kosova pret të hënën në “Fadil Vokrri” Bullgarinë për të nisur Grupin A kualifikues.

“Së pari dua të theksoj se paraqitja ishte perfekte. Si arritëm të nisim lojën, të ruanim presionin. Goli sikur penaltia si goli i dytë ishin momente pak negative. Është në rregull. Kualiteti i tyre është superior. Këto gjëra ndodhin e ne jemi duke vazhduar rrugën si duhet. Ky rezultat na jep edhe më shumë forcë për ndeshjen me Bullgarinë. Ishte test i madh për ne. Tani kemi përballje të vështira. Testin e kaluam mirë, por duhet të kemi kujdes”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme