Sport

Kosova pa humbje që nga tetori i vitit 2017

Kosova ka vazhduar serinë e mirë të rezultateve në futboll. Me barazimin në miqësoren me Danimarkën, tani kombëtarja kosovare e ka çuar në 11 numrin e ndeshjeve pa humbje rresht.

“Dardanët” s’kanë pësuar humbje që nga 9 tetori i vitit 2017 kur u mposhtën nga Islanda 2 me 0.

Më 2018, Kosova ka fituar grupin e vet në Ligën e Kombeve me goldiferencë pozitive prej 13 golash. Tani ka nisur vitin 2019 me një barazim në miqësore me Danimarkën, që renditet e 10-a në botë.