Bytyqi: Muriqi me meritë në portën e Kosovës

Bytyqi: Muriqi me meritë në portën e Kosovës

21 March 2019 18:39

Ish-portieri i Kosovës, Valmir Bytyqi, ka thënë se portieri Arijanet Muriqi është me meritë në portën e Kosovës për ndeshjen miqësore me Danimarkën.

Pak para ndeshjes, ai ka thënë për KTV-në se nëse përzgjedhësi Bernard Challandes planifikon të luajë me Muriqin edhe për ndeshjen me Bullgarinë atëherë është mirë që ai nis ndeshjen edhe ndaj Danimarkës.

Këtë ndeshja e ka quajtur test të duhur për Kosovën.

“Kjo miqësore është e mirëseardhur duke pas parasysh se kemi qenë në një grup me ekipe jo të barabarta në Ligën e Kombeve, danezët janë kundërshtar shumë më të fortë. Mirë është të shohim mangësitë dhe të shohim lëshimet që më mirë të na ndodhin sonte se ndaj Bullgarisë. Na jep rast të mirë që të mësojmë për ndeshjen me Bullgarinë. Duhet që ky entuziazëm të na kthehet me fitore”, ka thënë ai.

Kosova në orën 19:00 luan miqësoren me Danimarkën, teksa të hënën ndaj Bullgarisë nis eliminatoret për Euro 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme