Gati për miqësoren Kosovë – Danimarkë

Pritje të gjata për të hyrë në stadium

21 March 2019 17:44
18:41

20 minuta para ndeshjes miqësore Kosovë – Danimarkë, janë krijuar radhë të gjata të njerëzve që duan të hyjnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se biletat për këtë miqësore ishin shitur për pak orë.

17:55

Formacionet zyrtare, Kosovë – Danimarkë

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës.

Superylli i Danimarkës, Christian Eriksen, nuk është përfshirë në ekipin e parë të kombëtares daneze për miqësoren me Kosovën.

Për takimin që nis nga ora 19:00, ai është lënë në bankën rezervë. Te Kosova, po ashtu ka pak ndryshime në formacionin e parë.

Këto janë formacionet:

Kosova: Muriq, Aliti, Shala, Rashica, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paqarada

Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen, Bruun Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithwaite, Jorgensen, Dalsgaard, Lerager, Hojbjerg

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme