Sport

Kompany në bisedime për kontratë të re

Qendërmbrojtësi Vincent Kompany pritet që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt.

Gazeta britanike “Daily Mail” ka raportuar se drejtuesit e Cityt tashmë i kanë ofruar 32-vjeçarit kontratën e re, pavarësisht lëndimeve që ka pasur gjatë këtij edicioni.

Kompany ka kontratë me Cityn deri në fund të këtij edicioni, kurse me kontratën e re, ai do të mbetet në klub edhe për edicionin e ardhshëm.

Kompany është pajtuar të firmosë kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit pasi synimi i tij është të mbyll karrierën tek ekipi anglez.

Këtë edicion, Kompany ka 19 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2008.