Sport

Pas gjashtë javësh Icardi rikthehet në stërvitje

Descriptive Text

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është rikthyer në stërvitje pas gjashtë javësh “të çmendura” të problemeve me klubin.

ANSA raporton se Icardi ka stërvitur me bashkëlojtarët e tij të Interit në Appiano Gentile për herë të parë që nga 13 shkurti, transmeton Koha.net.

Kjo agjenci shton se në tribuna gjithashtu ishin edhe ekzekutivi i klubit, përfshirë këtu edhe menaxherin gjeneral Beppe Marottan.

Argjentinasi nuk ka luajtur që kur i ishte tërhequr shiriti i kapitenit, derisa raportohet se ai kishte pasur probleme me gjurin.

26 vjeçari mund të thirret për derbin ndaj Lazios më 31 mars.