Sport

Lozano një hap larg Napolit

Sulmuesi i krahut, Hirving Lozano pritet të jetë transferimi i parë i Napolit për edicionin 2019/20, pasi thuhet se ekipi nga Serie A ka fituar garën për shërbimet e meksikanit sipas "Corriere dello Sport".

Për transferimin e tij, Napoli do t'i paguajë PSV Eindhovenit 40 milionë euro dëmshpërblim derisa Lozano do të firmos kontratë pesëvjeçare, transmeton Koha Ditore.

Lozano 23-vjeçar, po shkëlqen këtë edicion te skuadra holandeze dhe është njëri prej lojtarëve kryesor. Ai deri më tani ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Lozano ka kontratë me PSV Eindhovenin deri në vitin 2023 kurse në radhët e këtij ekipi u transferua në vitin 2017 nga Pachuca për dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Gjithashtu, Lozano është reprezentues i rregullt i Meksikës dhe deri më tani ka tetë gola në 34 paraqitje.