Can i befasuar nga Ronaldo e Allegri

Can i befasuar nga Ronaldo e Allegri

21 March 2019 09:01

Emre Can, mesfushori i Juventusit dhe Gjermanisë, ka dhënë një intervistë të gjatë për "Sport Bild".

"Nuk kam dëshirë ta komentoj mungesën e grumbullimit me kombëtaren, por dua të them vetëm një gjë: paraqitjet e mia gjykohen ndryshe në Gjermani. Mungesa në botëror? Kam shpresuar deri në fund, kam luajtur një finale të Champions League. Gjithsesi, duhet ta pranoj vendimin, sepse humba dy muaj për shkak dëmtimi para finales", ka thënë Emre Can.

Ai thotë se asnjëherë nuk kishte luajtur ndeshje si ndaj Atleticos.

"Nuk kisha luajtur kurrë kështu. Kalonim vazhdimisht nga mbrojtja me 3 lojtarë tek ajo me 4. Ka qenë një lëvizje gjeniale e Allegrit, si një lojtar shahu. Plani i tij ka qenë një sukses i vërtetë", ka thënë Allegri. "Për herë të parë në histori klubi ka arritur të përmbysë një humbje 2-0 në Champions. Nuk ishin të shumtë ata që besonin te ne. Donim t'i jepnim një sinjal botës, donim t'u tregonim të gjithëve se jemi akoma këtu. Duam trofeun".

Më tutje ai flet edhe për Ronaldon.

"Nuk dua ta komentoj gjestin. Pas atij të Simeone-s në ndeshjen e parë, Ronaldo ishte i autorizuar të reagonte në atë mënyrë pas paraqitjes që bëri. Të gjithë në stadium e dinim se për kë ishte ai gjest", u shpreh Can, transmeton Telesport. "Ndihem shumë mirë me të dhe jam gëzuar shumë për tregolëshin, sepse ndeshja e parë nuk ka qenë e lehtë për të. Ka dëgjuar shumë fjalë të ashpra dhe donte të kundërpërgjigjej. Mënyra si e bëri, ishte e pabesueshme. Është shumë i qetë dhe me këmbët në tokë".

Sipas Canit njerëzit do të befasoheshin se sa i thjeshtë është.

i pari që të përshëndet dhe thotë faleminderit për gjithçka. Nuk sillet kështu vetëm me shokët e skuadrës, por me të gjithë. Njerëzit do të befasoheshin po ta shihnin sa normal është", u shpreh ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme