Vlera e kombëtares së Danimarkës rreth 350 milionë euro, veç Erikseni sa dy herë Kosova

Vlera e kombëtares së Danimarkës rreth 350 milionë euro, veç Erikseni sa dy herë Kosova

20 March 2019 21:06

Kombëtarja e Danimarkës në futboll, do të zbresë të enjten në arenën simpatike “Fadil Vokrri”, për t’u përballur me sensacionin e Ligës së Kombeve, Kosovën.

Danezët, që për herë të parë kanë shkelur në Kosovë të martën në mbrëmje, renditen 120 pozita më lart sesa kosovarët, por kjo nuk i ka penguar që të udhëtojnë për miqësoren e së enjtes, me yjet më të mëdha që kanë.

Përballë Kosovës do të jetë kombëtarja që, në total, vlen 347 milionë euro, apo, thënë ndryshe, vlera totale e lojtarëve danezë në treg është tetë herë më e madhe sesa e Kosovës.

Lojtari më i vlefshëm te Danimarka është Christian Eriksen që luan te Tottenhami, raporton KTV.

Vlera e tij në transfermakt prek shifrën e 89.4 milionë euro, dy herë më shumë sesa e Kosovës e cila, e tëra vlerësohet me rreth 47 milionë euro.

Përveç Eriksenit, Danimarka ka edhe yje të tjerë në skuadër si Christensen i Chelseat, Yussuf Poulseni i Leipzigut , Thomas Delaney i Dortmundit, Kasper Dolbergu i Ajaxit e portieri Schmaichelli i Leicester Cityt.

Danimarka, suksesin më të madh në histori e ka arritur në vitin 1992, ku është shpallur kampione e Evropës, kurse tri vjet më vonë e ka fituar Kupën e Konfederatave.

Danezët kanë fituar edhe Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 1906 si dhe të argjendtën në vitin 1948.

Në kampionat botëror, arritja më e madhe ka qenë në vitin 1998, ku kishte prekur çerekfinalen, kurse në botërorin e fundit, ishte në mesin e 16-të shteteve më të mira.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme