Sport

Ish-reprezentuesi rus shkakton zemëratë me komentin racist

Descriptive Text

Ish-reprezentuesi i Rusisë, Pavel Pogrebnyak, ka shkaktuar pakënaqësi me komentet e tij se "është qesharake të kesh lojtarë zezakë duke luajtur për përfaqësuesen e Rusisë".

Komentet e tij janë dënuar edhe nga këshilltari për të drejtat e njeriut i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Mikhail Fedotov, kreu i Këshillimit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se komentet e ish-sulmuesit të Fulhamit dhe Readingut kanë "erë të racizmit".

"Unë besoj se çdo futbollist që luan mirë dhe ka shtetësinë ruse ka të drejtë të luajë për përfaqësuesen e Rusisë", ka thënë Fedotov për kanalin televiziv "Moscow 360". "Ngjyra e lëkurës, syve, flokëve apo çfarëdo tjetër nuk ka fare rëndësi. Duhet të jetë e qartë për të gjithë"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)