Sport

Saul drejt Cityt

Foto: Reuters

Mesfushori Saul Niguez pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Manchester Cityt për edicionin 2019/20, ka raportuar "Goal.com" të mërkurën.

Bëhet e ditur se City tashmë ka nisur negociatat me Atletico Madridin për transferimin e 24-vjeçarit, i cili është i gatshëm të vazhdoj karrierën në Premier League, transmeton Koha Ditore.

Për kartonin e Saulit, City mund të paguajë dëmshpërblim deri në 70 milionë euro, pasi ai shihet si zëvendësim ideal për Fernandihnon. Saul ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në 36 ndeshje për Atleticon në të gjitha garat. Gjithashtu, Saul ka edhe 15 paraqitje e dy gola të shënuara me Përfaqësuesen e Spanjës.