A mundet Përfaqësuesja e Kosovës ta mbajë serinë pahumbje Foto: Koha

A mundet Përfaqësuesja e Kosovës ta mbajë serinë pahumbje

20 March 2019 10:52

Reuters ka publikuar një artikull në të cilën ka bërë përmbledhjen e pesë gjërave që duhet shikuar në ndeshjet hapëse të kualifikimeve për Evropian.

E vëmendjen e ka marrë edhe Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, për të cilën Reuters pyet se a do të arrijë të mbajë formën e lartë.

“Kosova synon të zgjerojë serinë e ndeshjeve ndërkombëtare pa humbje në shtatë – një arritje e jashtëzakonshme – kur e pret Bullgarinë të hënën në stadiumin Fadil Vokrri”, shkruan Reuters, përcjell Koha Ditore.

Më tutje në artikull thuhet se Kosova, pasi ishte pranuar në UEFA e FIFA më 2016, mori një pikë ndaj Finlandës në ndeshjen e parë garuese e vlefshme për kualifikimet për Botëror, por më pas humbi nëntë ndeshje në këtë kampanjë.

“Megjithatë, një tregim krejt tjetër ishte në Ligën e Kombeve pasiqë skuadra e trajnerit zviceran Bernard Challandes u rendit e para në Ligën 4, duke fituar katër ndeshje e duke barazuar në dy të tjera”, shkruan Reuters.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme