PSG-ja ofron 120 milionë euro për yllin francez nëse largohet Neymari ose Mbappe

PSG-ja ofron 120 milionë euro për yllin francez nëse largohet Neymari ose Mbappe

19 March 2019 21:40

PSG po përgatitet për të gjetur një zgjidhje nëse humb njërin nga yjet që ka aktualisht në skuadër, Kylian Mbappe dhe Neymar Junior.

Antoine Griezmann mund të sakrifikohet nga Atletico Madrid, aq më tepër që “As” në Spanjë shkruan se klauzola e francezit në qershor ulet në 120 milionë euro. Një shifër që nuk do ishte problem për kampionin e Francës.

Në anën tjetër klubi spanjoll po përpiqet të arrijë marrëveshje që tani me klubet e interesuar me synim për ta shitur me çmim më të lartë se klauzola e qershorit. Aktualisht klauzola e Griezmann për t’u larguar është 200 milionë euro.

Për 27-vjeçarin interesohet edhe Manchester United, ndërsa vetë lojtari preferon kalimin te Barcelona, por klubi katalunas zor se do hyjë në negocim, duke parë faktin se sezonin e kaluar Griezmann i refuzoi në momentin e fundit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme