PSG-ja fiton betejën ndaj UEFA-së për akuzat për shkeljen e FFP-së Foto: Getty Images

PSG-ja fiton betejën ndaj UEFA-së për akuzat për shkeljen e FFP-së

19 March 2019 20:29

Klubi francez, PSG ishte ankuar në Gjykatën Sportive (CAS) në Lozanë, në lidhje me akuzat për shkelje të “fair play-it” financiar (FFP)

Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA nuk do të mund të rihapë dosjen e hetimit ndaj klubit francez të Paris Saint-Germain.

Kjo pasi ky klub ka fituar betejën me UEFA-n në CAS, ku kishte kërkuar të mos rihapej dosja, pasi nuk ishin respektuar afatet e përcaktuara për ta bërë këtë, transmeton kp.

Ky komision mbylli një hetim ndaj klubit francez qershorin e kaluar, por pak më vonë, ishte presidenti i këtij komisioni, që vendosi rihapjen e çështjes.

Por pasi çështja shkoi në CAS, ky i fundit vendosi në favor të klubit francez, pasi UEFA nuk e kishte rihapur dosjen brenda 10 ditësh, ashtu siç përcaktohet në rregulloren e saj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme